Futboll Shqipëri Sport

KOSOVË/ Shkëmbi fiton “derbin” me Klodian Duron, Ballkani merr kryesimin e kampionatit

Ballkani i Bledi Shkëmbit merr kryesimin e kampionati kosovar të futbollit. Skuadra nga Suhareka mposhti me rezultatin 1-0, Feronikelin, në takimin e vlefshme për javën e 20-të. Një “derbi” mes 2 trajnerëve shqiptarë, Shkëmbi dhe Klodian Duro, ku në fund triumfoi ai korçar, falë golit të Dakut me kokë në minutën e 82-të pas harkimit të Krasniqit.

Me këtë 3 pikësh, Ballkani u ngjit në vendin e parë me 44 pikë, po aq sa Drita e vendit të dytë, teksa Feronikeli mban vendin e gjashtë me 24 pikë.

Ky ishte goli i 22-të për bomberin e skuadrës së drejtuar nga Shkëmbi. Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme ajo mes Llapit dhe Gjilanit përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës nga Podujeva. Prençi, Zhdrella dhe Shabani ishin autorët e golave për vendasit, teksa Progni realizoi golin e nderit për skuadrën e Gjilanit.

Related posts

ZBULON PROJEKTIN E TIJ/ Pique: Himni i Champions League do të këndohet tek…

Delo.autor

40 GOLA NË NJË SEZON/ Bomberi i rekordeve me Bayern Munich, Polonia nderon Lewandowski-n

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME/ Marotta është një magjistar i merkatos, por edhe ai ka disa skelete në dollap…

Delo.autor

Leave a Comment