Futboll Ligue 1 Sport

MOMENTE NERVOZIZMI TEK PSG/ Mbrojtësi godet stendën dhe largohet i nervozuar gjatë ndeshjes

Mënjanimi nga trajneri  Mauricio Poçetino ka irrituar në maksimum mbrojtësin e majtë të parizienëve Miçel Baker. 20-vjeçari holandez është revoltuar me zgjedhjen si lojtar i tretë në krahun e majtë të prapavijës pariziene nga tekniku agjentinas. Dhe të gjithë zemërimin ai e ka shfryrë gjatë ndeshjes së djeshme kundër Dijonit.

Në momentin, kur ai u thirr për nxehmje, ish-lojtari i Ajaksit u largua i zemëruar duke goditur stendën. Stafi teknik i ka kërkuar Bakerit të kthehet te pankina. Pas disa minutash, holandezi ka reflektuar dhe është kthyer duke kërkuar falje.

Edhe pse incidenti nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të PSG-së, mendohet se nuk do të merret disiplinore për lojtarin pasi kërkoi falje.

Baker ka qenë zgjedhje e parë në krahun e majtë të PSG-së gjatë kohës kur ekipi drejtohej nga Tomas Tuhel. Tekniku i ri Poçetino e ka zhvendosur pas duke e lënë si zgjedhje e tretë për krahun e majtë të repartit të mbrojtjes.

Related posts

“ZHDUKET BOMBERI” POLAK/ Ja sa minuta ka pa tentuar portën Piatek

Delo.autor

“ME CONTEN SFIDË PRESIGJIOZE”/ Trajneri Sarri: Ronaldo pret dhuratë nga…

Delo.autor

TRADHTIA QË TRONDITI BOTËN/ Tërbohet China Suarez, ja kërcënimet e saj pas intervistës së Wanda dhe Icardi

Delo.autor

Leave a Comment