Futboll La Liga Sport

“NA PRET NJË TRANSFERTË VËSHTIRË, POR…”/ Mesfushori Rakitic mban fjalën dhe “kërcënon” Barcelona-n

Mesfushori i Sevilla-s, Ivan Rakitic, ka komentuar fitoren e ekipit të tij kundër Barcelona-s në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Fitore e pastër 2-0 me gol të ish-yllit të katalanasve, i cili ka mbajtur fjalën dhe nuk ka festuar pas golit të shënuar si shenjë respekti për ish-shokët e skuadrës.

“E dimë se ky është një rezultat shumë i mirë, por asgjë nuk është vendosur akoma, duke parë se është edhe ndeshja e kthimit”, ka thënë Rakitic për El Partidazo de Cope.

“Pse nuk kam festuar pas golit? E kam thënë. Kam shumë respekt për Barcelona-n. Kam kaluar gjashtë vite fantastike atje. Jam i gëzuar që kam shënuar, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit”.

“Na pret një transfertë e vështirë, por duam të arrijmë në finale”.

Related posts

E PABESUESHME/ Fognini thyen parashikimet, triumfon në Meksikë

Isa.Autor

‘Bomba’ e trajnerit të Totenhamit: Drejtuesit e Juventusit vunë nën presion gjyqtarët

Q.Autor

“CR7 NUK DO TA KETË TË LEHTË SI NË SPANJË DHE ITALI”/ Rooney: Ja pse nuk do ta ndjek debutimin e tij

Delo.autor

Leave a Comment