Futboll Seria A Sport

“NDONJËHERË NA VJEN TURP NGA IBRAHIMOVIC”/ Mesfushori i Milanit i habit të gjithë: Bëj tifoz për skuadrën…

Sot mund të jetë në fushë nga minuta e parë, por përballja me Crvenën vlen më shumë se aq për Rade Kruniçin. Siç ka shpjeguar në konferencë për shtyp, boshnjaku do të jetë ndër kuqezinjtë më të emocionuar në fushë.

“Kam qenë tifoz i Crvenës dhe do të jetë e veçantë për mua të luaj në Beograd, megjithatë jam profesionist e do të mundohem të fitoj për Milanin. Përballë kemi ekipin më të fortë të Serbisë dhe duhet të luajmë për të fshirë paraqitjen e shëmtuar ndaj Specias ku nuk u pa Milani i vërtetë. Aq keq ekipi nuk luante prej dy vitesh”. Pioli mund ta aktivizojë si fantazist, rol ku shënoi edhe golin ndaj Sëlltikut në Skoci, siç deklaron edhe Kruniç:

“Roli nuk ka rëndësi për mua. Mundohem të jem gati sa herë trajneri ka nevojë e në çdo pozicion që mund t’i nevojitem. Nga ana ime do të bëj më të mirën për të shfrytëzuar shansin e për të ndihmuar sa më shumë ekipin”. Në fjalën e 26-vjeçarit nuk mund të mungonte dhe një pasazh për raportin me Zlatan Ibrahimoviçin dhe ndikimin e suedezit brenda grupit kuqezi.

“Habitem se sa profesional është ai në stërvitje dhe në kujdesin ndaj fizikut. Ndonjëherë seancat tona stërvitore janë më të forta dhe më kërkuese sesa ndeshjet kundër disa ekipeve. Kur Ibra na u bashkua, menjëherë rriti besimin te vetja dhe te lojtarët e tjerë që janë kryesisht të rinj. Kam një ndjenjë që të gjithë ndihemi të turpëruar ndonjëherë kur bëjmë diçka pranë tij. Nuk mund ta përshkruaj. Zakonisht, këtyre lojtarëve shtatlartë u mungon zhdërvjelltësia, por me Zlatanin kjo nuk ndodh. Edhe pse është 39 vjeç, askush prej nesh nuk mund të konkurrojë me të në asnjë ushtrim, qofshin ushtrime force, palestër apo ndonjë gjë tjetër.

Ai është një djalë simpatik që sfidon natyrën”, ka deklaruar mesfushori boshnjak. Në fund ai ka bërë edhe një koment për derbin, duke zbuluar se çfarë mendon skuadra në lidhje me takimin e së dielës kundër Interit. “Mbase nuk duhet ta tregoj, por po e pranoj se e mendojmë edhe derbin. Trajneri ka të drejtë kur thotë se ndeshjet duhen marrë me radhë, megjithatë derbi i Milanos është gjithçka e këtë e dinë të gjithë”, përfundoi Kruniç.

Related posts

DHIMBJA VAZHDON PAS DËMTIMIT/ Ylli Dybala fluturon drejt Barcelonës për te “mjeku magjik”, ja arsyeja…

Delo.autor

“REJA DUKET SI 40 VJEÇ”/ Duka konfirmon trajnerin italian dhe përplasjet me Brojën: Prindrit duhet ta edukojnë

Delo.autor

NGA SHIFRAT TEK E KALUARA/ Gjithçka që duhet të dini për derbin mes Milanit dhe Interit

Delo.autor

Leave a Comment