Bundesliga Futboll Sport

PROTAGONIST NË FITOREN NDAJ BAYERN/ Mesfushori i Frankfurt bën gjestin e madh. Ja kujt ia dedikoi golin… (FOTO+VIDEO)

Futbollisti i Eintrahtit të Frankfurtit Amin Junes bëri një gjest për t’u duartrokitur në fitoren e sotme kundër Bajern Mesfushori libanezo-gjerman ia kushtoi golin e dytë të Frankfurtit Fatih Saraçoglusë, njërit prej 4 viktimave të atentatit tragjik të 19 shkurtit 2020 në Hanau, 25 km në lindje të Frankfurtit mbi Majn.

Bëhet fjalë për ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik gjerman, ku atentatori Tobias Ratjen ekzekutoi në mënyrë gjakftohtë 4 persona në dy kafene dhe një kioskë. Mes viktimave ishte dhe i riu turk Fatih Saraçoglu. Atentatori vrau veten më pas teksa ndiqej nga policia.

Ngjarja e rëndë u konsiderua si krim me sfond racist, duke patur parasysh rritjen e frikshem të elementëve ekstremistë të djathtë në disa prej qyteteve të Gjermanisë.

Related posts

“KAPITENI NUK ËSHTË MIRË, AI ËSHTË…”/ Ronaldo i dërgon mesazhin e qartë trajnerit Sarri (FOTO)

Delo.autor

Sulmuesi i Kombëtares nuk përmbahet, Rei MANAJ në momente intime në mes të…(FOTO)

Isa.Autor

“LOS BLANCOS” MPOSHTI ATLETICON/ Plasin polemikat: Vjedhje për te seria e “La Casa de Papel”

Delo.autor

Leave a Comment