Futboll Premier League Sport

“TË KUQTË” NË KRIZË/ Liverpool pëson humbjen e katërt radhazi, Everton dhe Ancelotti festojnë në derbi

Derbi i Merseyside i takon Evertonit dhe Carlo Ancelottit, me Liverpoolin që është i zhytur në krizë të plotë. Golat e Richarlison dhe Sigurdsson i japin triumfin 0-2 Everton, që barazon me pikë në renditje rivalin e përjetshëm.

Humbja e katërt radhazi kjo për Liverpool në Premier League. Sfida nisi menjëherë keq për të besuarit e Klopp, pasi Richarlison i shënoi pas vetëm 3 minutash pas një pasimi të James Rodriguez.

Liverpool tentoi të krijonte raste, por për asnjë moment nuk arriti të konkretizonte, derisa në minutën e 83-të Calvert Leëin fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga islandezi Sigurdsson.

Kështu, gjithçka u mbyll 0-2 me triumfin e Everton që tashmë e sheh veten në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Liverpool, por me një ndeshje më pak.

Related posts

PAS 4 MINUTA LOJË/ Bruno Dita kalon “Ujqërit e Dëborës” në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas lë pas Hamilton e Verstappen në provat e lira në Imola, buzëqesh Ferrari

Delo.autor

Xhemaili shënon supergol vetëm dy ditë pas rikthimit në Serie A (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment