Futboll Shqipëri Sport

SKANDAL/ Plas grushti pas ndeshjes Vora-Besëlidhja. Përfshihen drejtues, lojtarë dhe tifozë (FOTO)

Ndeshja e vlefshme për grupin A të Kategorisë së Parë, Vora-Besëlidhja, e luajtur sot në kompleksin “Internacional” në Pezë, përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit vorak.

Mirëpo, pas ndeshjes plasi grushti jashtë fushës. Drejtuesit të të dyja skuadrave, pjestarë të stafit, lojtarë dhe tifozë të pranishëm jashtë rrethimit janë përfshirë në një zënkë masive.

“Panorama Sport” ka siguruar foto të sherrit. Ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qetësuar disi situatën, në një kohë që gjithçka doli jashtë kontrollit për disa minuta.

Lezhjanët e mbyllën këtë takim me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Hoxhës me karton të kuq. Nuk mungoi as tensioni në fushë, por degjeneroi pasi u mbyll ndeshja.

Related posts

BRAZIL-PERU/ Pas 15 minutash lojë, Gabriel Jezus zhbllokon sfidën për brazilianët. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

POLEMIKAT PËR GJESTIN NDAJ AGNELLI-T/ Gazetari i dorëzon “trofeun”, por Conte e… refuzon

Delo.autor

Manchester United, gjen mbrojtës në Portugali, merr talentin e Portos

Sadik.Autor

Leave a Comment