Basketball Sport

NBA/ Lakers fiton duelin e kreut me Denver, humbje surprizë e Milwaukee

Lakers arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Denver me shifrat 120-116, ndeshje e vendosur në kohën shtesë e ku përballë ishin dy ekipet më të mira në Perëndim. Një përballje e fortë, ku pë Lakers u dalluan LeBron James me nje “triple double” (33 pikë, 12 rebound e 14 asist) e Anthony Davis 33 pikë e 10 rebound. Një dyshe që bëri diferencën në parket , duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e 10 asist të Murray për Nuggets (Jokic e mbylli me 22 pikë e 11 rebound). Falë këtij suksesi Lakers thellojnë diferencën në renditje me Denver.

Surprizë humbja e Milwaukee në Lindje, skuadra me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon (46 fitore e 8 humbje). Skuadra e Bucks u mund 118-111 nga Indiana, me vendasit që e dominuan ndeshjen gjatë gjithë kohës. Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 13 pikë (Warren 35 pikë shënuesi më i mirë), ndërkohë që mungesa e MVP-së Giannis Antetokounmpo u ndje te miqtë, që nuk kishin një lider në fushë.

Humbet edhe ekipi kampion i Toronto, që u mund 101-91 nga Brooklyn, me LaVert që ishte shënuesi më i mirë, autor i 20 pikëve. Pas kohës shtesë fiton edhe Orlando, 116-112 ndaj Detroit, sfidë ku u dallua Gordon me 25 pikë. Pa probleme fiton skuadra e Dallas, që falë 33 pikëve e 12 rebound të Luka Doncic mundi 130-111 Sacramento. Vijon momenti i mirë për Utah Jazz, që mposhti 116-101 Miami (Mitchell 26 pikë), ndërsa Charlotte fitoi 115-108 ndaj Minnesota (Graham 28 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Atlanta, 127-105

Orlando – Detroit, 116-112

Brooklyn – Toronto, 101-91

Indiana – Milwaukee, 118-111

New York – Washington, 96-114

Memphis – Portland, 111-104

Minnesota – Charlotte, 108-115

Dallas – Sacramento, 130-111

Phoenix – Golden State, 112-106

Utah Jazz – Miami, 116-101

Denver – Lakers, 116-120

Related posts

REAL MADRID-OSASUNA/ Zidane mund të zgjedhë planin e tij B për këtë përballje

Delo.autor

INTER-BARCELONA/ Njihuni me numrat dhe kuriozitetet e supersfidës së Championsit

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Atë që ka bërë Manchester City këtë muaj, rivali në Premier nuk e ka…

Delo.autor

Leave a Comment