Futboll Sport

AGJENTI PUNON PËR TË MBYLLUR MARRËVESHJEN/ Vidal drejt skuadrës së njohur europiane

Nga Turqia ka pasur thashetheme të reja të merkatos që i përkasin Arturo Vidalit. Sipas “Sporx”, pas largimit të Jounes Belhanda, Gallatasaraji është në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese në prag të sezonit të ardhshëm. Ideja e fundit është mesfushori kilian i Interit, të cilin “radiomercato. com” e ka afruar edhe me Olimpikun e Marsejës.

I preferuari i Fatih Terimit në të vërtetë mbetet Julien Draksler i PSG-së, por Vidal mund të jetë i favorizuar nga një lamtumirë me zero nga Interi, me klubin turk që do të mbulonte vetëm pagën e një akordi të mundshëm. Menaxheri i lojtarit zikaltër, Fernando Feliçeviç, është njoftuar dhe po punon për marrëveshjen.

ZHOAO MARIO – Po bëhet gjithmonë e më i mundshëm largimi përfundimtar i Zhoao Marios nga Interi. Mesfushori portugez i huazuar te Sportingu i Lisbonës do të donte të qëndronte edhe për sezonin e ardhshëm, por mes dy klubeve do të duhej fillimisht të gjendej një akord.

Pengesë konsiderohet paga. Nëse 10 milionë euro të kërkuara nga Interi nuk trembin, edhe pse mund të mbulohen me këste, rroga aktuale e numrit 17 shkon përtej tavanit të pagave: aktualisht përfiton 2,7 milionë euro, por vetëm 1 milion paguhet nga Sportingu. Opsion është ndarja e pagës në më shumë vite.

Related posts

“ICARDI DIVORCON WANDA NARAN, E TRADHËTOI ME…”/ Fabrizio Corona turbullon ujrat në klubin “Zikaltër”

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter projekton goditjen e madhe, kërkon sulmuesin e Liverpool…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Apolonia-Vllaznia. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment