Futboll La Liga Sport

PYETET PËR KRAHASIMIN MES MESSIT DHE MBAPPE/ Griezmann: Ai ka shumë talent, por ende duhet të përmirësohet për…

Antoine Griezmann ka zbuluar keqardhjen në dhomën e zhveshjes së Barcelonës, pasi paaftësia e tyre për të përfituar nga rastet e pjesës së parë i dënoi e humbjen totale 5-2 ndaj PSG dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve, në 1/8 finale. Sulmuesi francez tha se ekipi meritonte më tepër, pas performancës së madhe në ndeshjen e dytë, që përfundoi 1-1, pavarësisht se katalanasit zotëruan 72 përqind të topit dhe goditën 10 herë në portë:

Ne nuk e meritonim të largoheshim kaq shpejt nga Champions-i, as tifozët, por kështu është gara. Ata nuk dinin si të mbronin, aq presion ushtruam në ndeshjen e kthimit. Erdhi ai gol i pabesueshëm nga Leo dhe më pas penalltia…. Por, Navas ishte mahnitës me pritjet e tij. Ne kemi luajtur një ndeshje të madhe, veçanërisht në pjesën e parë. Është mëkat që eleminohemi kaq herët, por ky është futbolli, kjo është Liga e Kampionëve. Të mos dekurajohemi, sepse ka ende rrugë të gjatë për të bërë deri në fund të sezonit”.

Në fund, një pyetje me “spec”, për të krahasuar Mbappe me Messin: “Unë i kisha thënë Mbappe gjatë lojës se do t’i ndërronim fanellat. Ai ka shumë talent, por ende duhet të përmirësohet për të arritur nivelin e Messit”.

Related posts

LIVE/ Finalja Liverpool-Tottenham. Mbyllet pjesa e parë, ja rezultatet

Delo.autor

Deshamp nuk e mori në Rusi, por ylli i Realit nuk e harron të urojë francezët (FOTO)

Isa.Autor

TALENTI ITALIAN/ JUVE prenoton “MAGJIKUN” axurr, mposht konkurrencën e NAPOLIT

Isa.Autor

Leave a Comment