Champions League Futboll Sport

“SHPËRTHEN” NDAJ JUVENTUS PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Spikeri i Portos: Mundëm hajdutët dhe derrin Ronaldo

Shpërthen polemika në Portugali pas disa daljeve në rrjetet sociale të Fernando Saul, spikerit zyrtar të skuadrës së Portos dhe atij të stadiumit “Do Dragao”, përveçse përgjegjësit të marrëdhënieve mes klubit dhe tifozëve bardheblu.

Ndonëse ai ka qenë shumë shpesh protagonist në aspektin negativ në ueb dhe rrjetet sociale, gafa e radhës ka ardhur menjëherë pak sekonda pas kualifikimit të Portos në transfertën kundër Juventusit. Saul, pa e menduar dy herë, ka vendosur që të sulmojë në mënyrën më të ashpër të mundshme bardhezinjtë, por edhe heroin e Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldon, me postimet e bëra në “Instagram”-in e tij:

“Më në fund u hakmorëm për finalen e humbur në Bazel (aty Juventusi mundi Porton në finalen e Kupës së Kupave në vitin 1984) kundër hajdutëve italianë, por njëkohësisht edhe ndaj atij derrit Ronaldo, për skenat e turpshme në ‘Do Dragao’. Ne tifozët e Portos jemi një racë krenare. Tani pres videon e Doloresit (mamasë së CR7) dhe të motrës së Ronaldos”.

Related posts

JETA DHE VDEKJA ISHIN FARE PRANË/ Covid-19 shkatërroi një “bishë” sportive, humbi 27 kilogramë gjatë 25 ditëve në koma (FOTO)

Delo.autor

Pankina e Real Madridit/ “Valsi” i trajnerëve, Allegri jep “asist” për Conten

Sadik.Autor

E ARDHMJA E ICARDIT NË DILEMË/ Wanda Nara “ndez” merkaton, publikon FOTO të djalit me fanellën e…

Delo.autor

Leave a Comment