Futboll Sport

LISTA E TË GRUMBULLUARVE/ Jo vetëm Armando Broja, një tjetër lojtar i Çelsit vishet kuqezi

Kombëtarja U-17, e cila drejtohet nga Ervin Bulku, për 3 ditë do të grumbullohet në Durrës, ku stafi teknik do të ketë mundësinë të shikojë lojtarët nga afër.

reja bozhiqi salihi bulku
Në listën e publikuar nga FSHF, bie në sy fakti se shumica e lojtarëve janë nga kampionati shqiptar, por ka edhe nga jashtë. Menjëherë tërheq vëmendjen Elidon O’Bojle, i cili aktivizohet në Angli me të rinjtë e Çelsit.

Elidon

Sulmuesi i talentuar shqiptar luan me akademinë e Çelsit dhe është vetëm 15-vejça, teksa falë paraqitjeve shumë të mira, ka bërë që Bulku ta grumbullojë në Kombëtaren e 17-vjeçarëve për të parë cilësitë e tij. Kujtojmë se Shqipëria U-17, do të luajë një miqësore me 17-vjeçarët e Teutës më 10 mars. Lojtarët që do të grumbullohen në kompleksin “Tropikal” në Durrës do ti nënshtrohen testimeve fizike, teknike e taktike për të pasur mundësi të tregojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre përpara stafit teknik. Ky është vetëm grumbullimi i parë për kombëtaren e 17 vjeçarëve që i është besuar trajnerit Ervin Bulku. Gjatë këtij viti janë planifikuar për tu zhvilluar disa grumbullime, në mënyrë që stafi teknik të ketë mundësi të ndjekë të gjithë lojtarët e talentuar që luajnë brenda dhe jashtë Shqipërie.

Related posts

COVID-19/ Ish-lojtari i Chelseat shtrohet në spital, rezultoi pozitiv me koronavirus

Delo.autor

KURIOZITETI/ Klubi francez nuk luan dot ndeshjet brenda fushe për shkak të një rregulli mbretëror prej 450 vitesh

Delo.autor

Wenger: Humbja e Ronaldos, gabimi më i madh në karrierë

Sadik.Autor

Leave a Comment