Futboll Kombëtarja Sport

BALOTAZH UZUNI-MANAJ/ Zbulohen dilemat e Rejës për Anglinë. Ja si pritet formacioni

Shqipëria luan këtë të diel një ndeshje shumë të rëndësishme, me start nga ora 18:00 në “Air Albania” kundër Anglisë. Është përballja e dytë në grup ndaj një kundërshtari të paimagjinueshëm që të krahasohemi me të.

Por, a do t’i dorëzojmë “armët” që në nxehmje? Kurrë jo! Askush nuk e çonte nëpër mend fitoren në Aveiro ndaj Portugalisë, që në atë edicion u shpall kampione Europe. Pra, po sikur? Kjo është një ndeshje llogarish për Shqipërinë. Thënë që në krye të herës që kualifikimi nuk mund të listohet si objektiv, diskutimi vijon në rrafshin e dëshirës dhe llogarive si dhe çfarë duhet bërë bashkë për të shkuar drejt një ëndrre të pacekur më parë.

Nëse Shqipëria bën një mrekulli dhe e ndal Anglinë, pra me një barazim, pasi fitorja do të ishte event i jashtëzakonshëm sportiv dhe katapultë e rëndësishme në Grupin I, na jep një dorë për shumë arsye, që realisht të shpresojmë. Kjo, për faktin se do të ndalnim një pretendent. Më kryesorin e grupit. Së dyti, këtij pretendenti absolut do t’i “impononim” që në përballjet me Poloninë dhe Hungarinë (të cilat shndërrohen në rivale direkte për Shqipërinë për vendin e dytë dhe jo vetëm të tretin) “Tre Luanët” të mos e diskutojnë as edhe një pikë rrugës.

Së treti, gjithmonë nëse bëhet “bingo” edhe në San Marino, pra me të paktën shtatë pikë në 3 ndeshje, do të krijonte atmosferën elektrizuese që e ndihmon skuadrën. Pra, një pikë përballë më të fortës së grupit, kur bashkohet edhe me barazimin 3-3 mes Polonisë dhe Hungarisë, ato që diskutojnë mes tyre vendin e dytë dhe të tretë, na krijon hipotetikisht një situatë shumë të favorshme për Shqipërinë. Këtë fundjavë kuqezinjtë nuk kanë vetëm një ndeshje prestigji, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë në histori përballë “Tre Luanëve” të cilët vetëm kanë fituar ndaj nesh, por është edhe një mundësi… hipotetike, për të bërë llogaritë tona.

FORMACIONI

Trajneri Reja, pas Andorrës tha se në 3 ndeshje do të përdorë të paktën 20 lojtarë, nga ata 28 që ka grumbulluar. Referuar një formacioni të mundshëm, me një fanellë të garantuar do të ishte vetëm muri i mbrojtjes: Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli, bashkë me Hysajn si dhe Bare para tyre.

Të tjerët? Varet nga strategjia e trajnerit apo edhe nga forma që do të kenë për sfidën e së dielës. Ndoshta zëvendësimet në Andorrë mund të jenë prova gjenerale para Anglisë. Nëse Gjasula mund të rrëmbejë edhe një herë fanellën e titullarit, për Memushajn nuk thuhet e njëjta gjë me bindje dhe mesfushori mund të vihet në balotazh me Laçin apo Ramadanin. Kjo, për faktin e vetëm sepse të dy mesfushorët vijnë nga një pushim i gjatë dhe periudhë pa minutat e duhura.

Për sulmin, Cikalleshi imponohet me forcën dhe formën e tij, ndërsa për Manajn, këtë ndeshje mund të ketë balotazh me Uzunin, por jo vetëm me të. Shkëndijat në Andorrë nga Broja ishin vërtet domethënëse…

Related posts

KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Senegali dhe Maroku bëjnë detyrën

Delo.autor

LEKU LUMË/ Ja pse Championsi do të jetë një “minierë” ari për klubet (SHIFRAT)

Isa.Autor

“SUPER LEAGUE” NUK KA DËSHTUAR/ Takim sekret mes tre presidentëve të klubeve, zbulohet strategjia

Delo.autor

Leave a Comment