Futboll Seria A Sport

BARAZIM ME GOLA/ Milan shmang humbjen ndaj Udineses në frymën e fundit falë Kessie

Një penallti në sekondat e fundit (minuta 97) për prekje me dorë (mbrojtësi i Udinese kërcen duke devijuar topin dhe larguar nga koka e Leaos) bën që Milani të shmangë humbejn ndaj ekipit friulian në “San Siro”, por mbetet 1 pikë e vyer, duke qenë se pas suksesit në Romë duhet të vinte vazhdimësia…

Skuadra e Piolit u duk apatike në pjesën e parë duke e kërkuar shumë pak portën kundërshtare, shkak edhe mungesat e shumta në sulm. Ndërkohë, në pjesën e dytë u godit nga goli i Becaos por që ishte Donnarumma fajtori pasi nuk arriti ta kontrollonte topin në duart e tij.

Sulmet kuqezi vazhduan deri në fund dhe pikërisht në sekondat e fundit erdhi penalltia që Kessie nuk gaboi, duke finalizuar 1-1.

Related posts

KAOS TOTAL/ Vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Skënderbeu në krizë të thellë rezultatesh

Isa.Autor

Ronaldo “shpërthen” në Rusi, Georgina shkëlqen në Itali (FOTO)

Sadik.Autor

Tronditet Argjentina, portieri titullar humbet Botërorin e Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment