Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“BESOJ SE KEMI NJË EKIP TË FORTË PËR TË PËRBALLUAR RIVALËT”/ Sulmuesi Cara: Objektivat? Ne do hyjmë në fushë për…

Tedi Cara është duke kaluar një moment të mirë në karrierë me fanellën e Partizanit, edhe pse minutazhi nuk ka qenë i plotë me “demat”. Sulmuesi kavajas mori një ftesë nga trajneri Bushi në Kombëtaren Shpresa, teksa në konferencën e sotme për shtyp, Cara deklaroi:

FTESA- Mendoj që vjen në momentin e duhur sepse kam bërë edhe disa ndeshje me Partizanin që kam shënuar edhe gola, disa paraqitje të mira. Kjo ftesë ngren edhe moralin tim personal, shpresoj të jap më të mirën edhe këtu.

VLERËSIMI PËR KAMPIONATIN SHQIPTAR- Normal që ka vlerësim sepse shumë lojtarë nga Superiorja kanë ikur jashtë shtetit dhe për pjesën e U21 i ka dhënë shumë kredite për të shkuar edhe jashtë.

GRUPI DHE OBJEKTIVAT- Ne do hyjmë gjithmonë për të maksimumin, për sa i përket çunave, ne jemi shokë gjithmonë. Ka shumë lojtarë të mirë në Superiore, kjo grupmoshë ka treguar se ka lojtarë që janë duke u aktivizuar. Besoj do kemi ekip të fortë për të përballuar edhe këto kundërshtarët.

LOJTARËT E RINJ NGA SUPERIOROJA- Ka më shumë vëmendje sepse e kanë parë kur iu jepet mundësia atyre që kanë cilësi e kanë treguar veten, janë shitur, ka pasur fitime financiare, ia vlen t’i japësh dorën të rinjve dhe shpërblehen gjithmonë, me sa kemi parë deri tani.

KOMBËTARJA DHE KLUBI- Kombëtarja është diçka tjetër, është privilegj e kam ëndërruar një ftesë. E harron atë ç’ka ke dhe fokusohet te Kombëtarja. Do bësh më të mirën për këtu, pastaj shkon te klubi dhe bën më të mirën atje.

NGACMIMET- Normal që ngacmohemi, me Çelhakën dhe Ismajlgecin kemi kohë që njihemi dhe kur vjen ndeshja flasim dhe ngacmohemi me batuta personale”, u shpreh Cara.

Related posts

“DUHET TË JENI TË FORTË, SEPSE…”/ U mund në shtëpi nga Spezia, De Laurentiis “ledhaton” skuadrën e tij

Delo.autor

Mateo Kovacic hap çeshtje te Reali: Jam duke e menduar seriozisht…

Isa.Autor

TJETËR SUPER LAJM PËR SHQIPËRINË/ Francës i pakësohen YJET, ja kush do të mungojë

F.autor

Leave a Comment