Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“DUHET TË KOMPAKTË SI NË NDESHJET E NATIONS LEAGUE”/ Mbrojtësi Hysaj: Andorra? Kundërshtari ka lojtarë që dinë të…

Ditën e dytë të grumbullimit kuqezi, në përgatitje për kualifikueset e “Katar 2022”, në konferencë për shtyp ka dalë Elseid Hysaj. Shkodrani i Napolit u shpreh mes të tjerash: Duhet ta fillojmë me këmbën e mbarë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme. Duhet të jemi kompaktë si në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, le të vazhdojmë përpara. Mund ta nisim mbarë me Andorrën, por duhet kujdes maksimal. Kemi shumë lojtarë që kanë luajtur rregullisht me klubet dhe që janë formë të mirë. Jemi një grup fantastik.

Lojtarë si Bajrami mund të na japin një dorë më shumë në këto kualifikuese. Bajrami ndëshkoi Napolin në Kupën e Italisë? Kemi folur, pasi kam luajtur kundër tij. Është lojtar shumë i mirë dhe bën pjesë në një skuadër ku ka mundësi të ecë përpara. Kualiteti nuk i mungon, presion nuk do të ketë. Empoli është qytet i vogël dhe i qetë, thjesht duhet të tregojë vlerat.

Synimet? Jemi i njëjti grup lojtarësh pak a shumë. Kemi biseduar bashkë dhe do mundohemi të ecim përpara. Treguam që po luanim futboll të mirë dhe na eci mbarë në Ligën e Kombeve. Duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga e reja, me Bajramin dhe të tjerët.

Moduli 3-5-2? Jemi përshtatur dhe kemi kuptuar si duhet të lëviznim në fushë. Në fillim ishte rrëmujë dhe nuk po i kuptonim lëvizjet. Nuk ka kohë skuadra të stërvitet 100 për qind. Duhet të kemi besim te trajneri dhe ai te ne. E kemi kuptuar skemën dhe jemi duke ecur mirë.

Andorra? Është më mirë kur e njeh një kundërshtar. Kundërshtari ka lojtarë që dinë të luajnë futboll. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta bëjmë ndeshjen sa më të lehtë, për të mos pasur probleme”.

Related posts

Ka festë në “San Siro”/ Milan “shpëton”, Yonghong paguan 10 milionë euro…

Sadik.Autor

Rikuperimi nga dëmtimi, Strakosha: Jam më mirë, por më mungon fusha

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Fitoren e fundit e ka me Milanin kur drejtonte Lacion, Inzaghi me sindromën “big”

Delo.autor

Leave a Comment