Futboll Seria A Sport

STATISTIKA/ Interi me rezultate pozitive ndaj Parmës, ja sa ndeshje kanë zikaltërit pa pësuar…

Interi është i pamposhtur prej katër ndeshjesh në Serinë A kundër Parmës (2 fitore, 2 barazime): seria më e gjatë për zikaltrit kundër verdhebluve nga viti 2010.

* Pas barazimit 2-2 të tetorit të kaluar, Interi dhe Parma mund të barazojnë dy ndeshjet sezonale të Serisë A për herën e parë nga edicioni 2004-’05.

* Parma ka humbur 3 nga 4 sfidat e fundit brenda fushe në Serinë A kundër Interit (1 fitore), aq humbje sa në gjithë 22 paraardhëset të luajtura në shtëpi kundër zikaltërve në ligën superiore.

* Verdheblutë kanë grumbulluar vetëm 8 pikë në 12 ndeshjet brenda fushe të kësaj Serie A: vetëm në edicionin 2014-’15 (7), vitin e rënies nga kategoria, kanë bërë më keq në shtëpi në këtë pikë të sezonit.

* Në epokën e 3 pikëve për fitore vetëm tre herë më përpara Interi kishte grumbulluar së paku 56 pikë në 24 ndeshjet e para të luajtura në kampionat dhe në të gjitha rastet ka fituar më pas në fund të sezonit titullin (2006-’07, 2007-’08, 2008-’09).

Related posts

VIDEO/ Nga Dinamo Zagreb te Sportingu i Lisbonës, ja katër ndeshjet që fundosën Skënderbeun

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Fitore e “çmendur” për Manchester United, arbitri jep penallti pasi mbyll ndeshjen

Delo.autor

PUBLIKIMI I PAGAVE/ Zbulohet skandali me rrogat e futbollistëve të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment