Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Mes dyshimeve dhe dëmtimeve, ja formacionet e mundshme të sfidës PSG-Barcelona…

Barcelona ka bërë stërvitje paraditen e djeshme përpara nisjes në Paris për të luajtur ndeshjen e kthimit në fazën e 1/8-ave të Champions-it. Ronald Kuman nuk ka rikuperuar asnjë futbollist dhe ka grumbulluar të njëjtët me të cilët luajti në fundjavë kundër Osasunës. I riu Konrad gjithashtu është përfshirë në listën e të grumbulluarve.

Prezent është edhe Xhunior Firpo, ndërsa lojtarë si Pike, Arauho, Kutinjo, Roberto dhe Ansu Fati nuk ia kanë dalë që të rikthehen për këtë ndeshje. Mbrojtësi Arauho nuk udhëtoi me ekipin, por dha shenja pozitive gjatë stërvitjes. Nuk dihet ende se si trajneri Kuman do ta rreshtojë skuadrën për të tentuar përmbysjen.

Nejmar Xhunior nuk do të përballet me ish-shokët e tij këtë sezon. Sulmuesi brazilian humbi ndeshjen e parë për shkak të dëmtimit, por gjithashtu nuk është i gatshëm edhe për duelin e mbrëmjes së sotme kundër Barcelonës. Sipas klubit të PSGsë, ai vazhdon të mos jetë rikuperuar 100% nga dëmtimi që pësoi një muaj më parë dhe për këtë arsye nuk do të rrezikohet nga trajneri Poçetino. PSG-ja nuk do të ketë për këtë ndeshje as sulmuesin italian Mois Kin. Ky i fundit është i prekur me COVID-19, por lajmi i mirë është rikthimi i Di Marias. Argjentinasi mund të jetë titullar, por edhe Sarabia është një alternativë e mirë për të formuar treshen me Mbapenë dhe Ikardin.

FORMACIONET E MUNDSHME

Related posts

RICOLI BËHET “ALEAT” ME LAZION/ Inzaghi: Të kualifikohemi njëherë në Champions dhe pastaj të…

Delo.autor

VENDIMET PËR PARREGULLSITË / Disiplina publikon masat ndaj ekipeve. Ja gjobat dhe dënimet

Delo.autor

Mourinho: Ndeshja me Chelsea, si gjithë të tjerat. Nuk do të festoj si i çmendur….

Isa.Autor

Leave a Comment