Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ I jep fund polemikave, Neymar vendos përfundimisht të ardhmen e tij

Neymar Junior shpesh është bërë lajm vitin e fundit sepse është përfolur për një largim nga PSG dhe për një rikthim te Barcelona. Spekulimet më të forta ishin gjatë verës së vitit të shkuar, por në fund braziliani vendosi qëndrimin në Paris.

Edhe këtë sezon nuk kanë munguar spekulimet dhe në lidhje me këtë gjë, eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka zbuluar një lajm. Sipas italianit, Neymar pritet që shumë shpejt të rinovojë kontratën e tij me PSG.

Pra, e ardhmja e yllit brazilian do të mbetet PSG. Kontrata e re e Neymar do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2026. Gjithashtu, sulmuesi do të përfitojë edhe një bonus shumë të majmë në rast se PSG arrin të fitojë Champions League në vitet e ardhshëm.

Related posts

SKANDAL NË GANË/ Tifozët të pamëshirshëm pas ndeshjes, arbitrat mbulohen nga gjaku. Shikoni çfarë ndodh (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ “El Clasico” nis me më të mirët në “Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Peter Crouch bën kosh me këmbë nga 20 metra! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment