Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk po aktivizohet me Inter-in, skuadra e Serisë A “piketon” mbrojtësin “Zikaltër”…

Sezonin e ardhshëm Aleksandar Kolarov mund të luajë me fanellën e Bolonjës. Sipas informacioneve nga portali “calciomercato.com”, mbrojtësi 35-vjeçar, të cilit i skadon kontrata me Interin këtë qershor (një vit pas transferimit në Milano), është përfshirë në listën e dëshirave të trajnerit Sinisha Mihajloviç për të sistemuar korsinë e majtë me një element me eksperiencë.

Deri tani mbrojtësi me kombësi serbe ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën interiste që nga momenti që u vesh zikaltër, të ndara në shtatë prezenca në Serinë A, tri në Kupën e Italisë dhe një në Ligën e Kampioneve. Ka shërbyer për momentin vetëm një asist gjatë këtij kampionati.

Related posts

VOLEJBOLL FEMRA/ Partizani fiton Kupën e Shqipërisë, “shtyp” në finale Tiranën

Delo.autor

Zyrtare, revanshi Alvarez vs. Porier më 1 qershor në UFC Fight Night Calgary

Sadik.Autor

Telashe për trajnerin Allegri pas Kupës, dëmtohen dy nga titullarët

Q.Autor

Leave a Comment