Formula 1 Sport Të tjera

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN E TIJ/ Piloti Hamilton: Mbështes martesat e të njëjtës gjini, dashuria është… (FOTO)

Kampioni i garave me makina Formula 1, Luis Hemilton ka postuar një foto në rrjetet sociale duke shkruar një mesazh mbi martesat e të njëjtës gjini, teksa ai mbështet këtë kauze duke e cilësuar si një “absurditet që njeriu të paragjykohet dhe diskriminohet në bazë të personit që ata duan”.

Postimi i britanikut erdhi mbas vendimi që Kisha Katolike në Vatikan, doli me një deklaratë zyrtare ku i cilësuan “martesat homoseksuale si mëkat dhe nuk mund ti bekojnë ato”. Piloti 36-vjeçar shpërndau një postim të këngëtarit anglez, Elton Xhon, i cili u shpreh i prekur nga vendimi i Kishës Katolike në Vatikan duke dalë në mbështetje të kauzës.

“Është e papranueshme që në këtë kohë dhe epokë, çdokush duhet të përballet me paragjykime ose diskriminim bazuar në personin që ata duan, veçanërisht në emër të Zotit që na u tha na do të gjithëve në mënyrë të barabartë.

“Është tepër e trishtueshme që shumë tani do të ndiejnë se duhet të zgjedhin midis besimit të tyre dhe të qenit vetja e tyre e vërtetë, dhe unë dua që ndjekësit e mi të dinë se unë qëndroj me ju dhe ju mbështes, dhe ju meritoni lumturi.

“Dashuria është dashuri, mos lejoni askënd t’ju thotë ndryshe”.

Related posts

MERKATO NË SERIA A/ Nga Interi te Monza, futbollisti jep dakordësinë

F.autor

E BUJSHME/ Po hetohet për baste, dështon transferimi 90 milionë eurosh i mesfushorit te Mançester Siti

F.autor

SPEKTAKËL NË “OLD TRAFFORD”/ Mbrojta e “Djajve të Kuq” në gjumë, por Rashford realizon një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment