Futboll La Liga Sport

NGA “EL CLASICO” TEK FITORJA NDAJ ATALANTA-S/ Real Madrid nuk “vdes” kurrë. Madrilenët kanë fituar 9 “finalet”

Reali i Madridit vazh don të mos dështojë apo zhgënjejë në një ndeshje të madhe në këtë sezon. Skuadra madrilene është e aftë të humbasë me Kadizin, Levanten apo Shahtjorin në Valdebebas, apo të eliminohet nga një Alkojano me 10 lojtarë. Por, gjithashtu është e aftë që të tregojë versionin e saj më të mirë kur bëhet fjalë për një ndeshje jetë a vdekje. Kur është një sfidë me eliminim në Champions apo kur është vendimtare në La Liga ekipi reagon mjaft mirë. Edhe kur stoli i Zinedin Zidanit është në rrezik, ka gjithmonë ndeshje të mëdha. E thënë ndryshe, kur skuadra është në moment negativ, futbollistët përgjigjen pozitivisht dhe tregojnë versionin e tyre më të mirë. Bëhen ekip i pakalueshëm, i fortë dhe fitues. Në këtë sezon ka kaluar disa momente të vështira dhe tani që jemi në gjysmën e marsit është në çerekfinalet e Champions-it dhe ka shpresë për La Ligën.

KLASIKJA – Ndeshja me Barcelonën luhej në një moment kur Reali kishte humbur me Kadizin në La Liga dhe kundër Shahtjorit në Champions. E ardhmja e Zidanit ishte në ajër dhe çfarë bëri Reali? Fitoi 3-1 në një ndeshje mjaft të mirë dhe shtroi rrugën për disa fitore radhazi.

KUNDËR INTERIT – Champions-i nuk nisi aspak mirë për Realin e Madridit, i cili arriti në javën e tretë me një pikë nga 6 të mundshme. Dy ndeshjet e ardhshme i kishte vendimtare ndaj një skuadre të fortë si Interi. Zikaltrit përhapnin panik për nisjen e tyre në Serinë A, por madrilenët i fituan dy ndeshjet dhe u futën në garën e kualifikimit. Tjetër triumf i Zidanit.

MUNDI SEVIJEN – Ndeshja e parë në La Liga me aromë si një finale ishte ajo kundër Sevijes. Një tjetër humbje me Shahtjorin e tronditi ekipin, por “Galaktikët” arritën të fitonin 0-1 me një gol të Viniciusit. Oksigjen për Zidanin dhe për madrilenët.

GLADHABU – Reali i Madridit u paraqit në javën e fundit të Champions-it me detyrimin për të fituar dhe për të qenë i pari i grupit. Rrezikonte gjithashtu që të mbetej jashtë. Por, Karim Benzema ishte heroi i madrilenëve duke u dhënë 3 pikët e radhës për kualifikimin në fazën e 1/8- ave. “Nuk ka asgjë për të festuar. Bëmë detyrën”, ishin deklaratat e lojtarëve.

FITORE NË DERBI – Java e rëndësishme e Realit të Madridit në muajin dhjetor u mbyll me fitoren 2-0 në derbin madrilen. Ishte një nga ndeshjet më të mira që ka bërë skuadra e Zinedin Zidanit në këtë sezon. Ndeshja e kthimit në derbi kishte shumë polemika, por gjithsesi Reali nuk humbi dhe qëndroi në garë për titullin kampion.

ATALANTA – Kualifikimi në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve ishte një mrekulli. Skuadra e Zidanit arriti të dilte “e gjallë” nga Bergamoja, edhe pse kishte 9 mungesa. Fitoi aty me një gol të Mendisë, ndërsa në Madrid dha leksione futbolli. Deri më sot janë thuajse 9 “finale” të fituara nga skuadra e Zidanit.

Related posts

NGA JUVENTUSI TE REALI E BARCELONA/ Të gjithë në garë për titullarin e Interit

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Abramovich, Putin dhe viza e mohuar çfarë po ndodh te Chelsea?!

Sadik.Autor

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Premioja e madhe, Halili “hap thesin” për triumfin ndaj serbëve

Delo.autor

Leave a Comment