Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Zbulohet sekreti i “Jashtëtokësorit”, si i parandaloi ai të vjellat gjatë ndeshjeve

Disa vite më parë, Lionel Messi vuante nga vjellja të pakontrolluara para dhe gjatë ndeshjeve dhe tani është zbuluar sesi ylli i Barcelonës ia doli ta tejkalojë këtë problem.

Messi ishte këshilluar me specialistin Dr Giuliano Poser, i cili ia kishte përshkruar një dietë për ta parandaluar vjelljen.

Gjëra si alkooli, mielli, mishi i kuq dhe pijet e gazuara ishin në mesin e artikujve të hequr nga menyja e Messit.

Argjentinasi u këshilla të pijë çaj herba. Poster e nxiti Messin të punojë edhe në shëndetin e vet mendor.

“Perime, fruta sezonal dhe ujë i mirëfilltë mineral janë shumë të nevojshëm për muskujt tanë”, ka thënë Poster.

“Duhet ta ulni marrjen e ushqimeve të përpunuara apo ushqimeve të ndotura me pesticide, herbicide, antibiotik dhe ilaçe”, shtoi ai.

Sulmuesi i Barcelonës nuk është i vetmi yll i futbollit që u këshillua me Posterin, pasi të njëjtën e kishin bërë edhe Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

Related posts

Shpërthen presidenti i Laçit pas humbjes në finale (FOTO)

Sadik.Autor

SUPERIORE/ Publikohet axhenda e javës 22, zhvillohet dueli që vendos kreun dhe derbi i kryeqytetit

Delo.autor

DISFATA NGA ELIMINIMI NË CHAMPIONS/ Fati i Valverdes në dorën e “Pleshtit”, ja emri i zëvendësuesit

Delo.autor

Leave a Comment