Futboll Sport

ZYRTARE/ Kontratë për pesë vite, Napoli afron mbrojtësin nga Brazili

Napoli ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e mbrojtësit Natan Bernardo De Souza nga RB Bragantino, skuadër kjo e cila luan në Brazil.

Pasi shqyrtoi një numër opsionesh, duke përfshirë Kevin Danso të RC Lens, kampionët e Italisë vendosën të investojnë për Natan dhe ra dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 10 milion € me klubin e Serie A braziliane.

Siç u njoftua sot, Natan ka nënshkruar kontratë për pesë vite dhe do të zëvendësojë të larguarin Kim.

Qendërmbrojtësi brazilian 22-vjeçar zhvilloi 103 paraqitje në të gjitha garat për RB Bragantino, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime. Ai ishte pjesë e skuadrës së Flamengos që fitoi titullin e Brazilit në vitin 2020.

Related posts

“DO TË KETË LAJME NË JANAR”/ Lëshohet “bomba” në Francë, presidenti Perez prenoton… Mbappe

Delo.autor

RRËFEN AMBICIET E TIJ/ Gjimshiti: Nga ëndrra kuqezi, te “ndihma” për të ndalur Levan dhe jeta si prind

Delo.autor

BARCELONA BËN BILANCET/ E mbyll sezonin me humbje prej 481 milionë eurosh

Delo.autor

Leave a Comment