Futboll Sport

“E MBAJ NË SHTËPINË TIME”/ Ramos fton Messin: Do na ndihmonte të fitonim trofe…

Serxho Ramos i hap dyert e shtëpisë Lionel Mesit dhe thotë se kapiteni i Barcelonës do të ishte i mirëpritur te Reali i Madridit.

“Do të gënjeja nëse do të thosha të kundërtën. Sigurisht që do ta doja Lionel Mesin në skuadër. Ai është një nga më të mirët e futbollit dhe sigurisht që do të na ndihmonte të fitonim trofe dhe të ishim akoma më të suksesshëm”, ka thënë fillimisht kapiteni i Realit të Madridit. Më tej ai vazhdon batutën.

“Do ta mirëprisja në shtëpinë time deri sa të gjejë një vend për të qëndruar në Madrid”, vazhdoi kapiteni spanjoll. Ai u pyet edhe për Kristiano Ronaldon. “Të gjithë humbën me largimin e tij. Humbi Reali, por humbi edhe ai. Nëse unë do të isha drejtues i skuadrës në ato momente nuk do ta kisha lënë kurrë që të largohej. Ai bëri histori në klubin tonë dhe meritonte të qëndronte. Por tani është te Juventusi dhe ka bërë gjëra mjaft të mira edhe në kampionatin italian”, përfundoi legjenda spanjolle.

Related posts

(FOTO) Njihuni me 10 ‘yjet’ e skuadrave të mëdha të cilët priten të largohen në janar

Q.Autor

Legjenda e Chelseat pensionohet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Napoli i gatshëm të blejë për 3.5 milionë euro portierin e “Toçinjëve”…

Isa.Autor

Leave a Comment