Futboll Sport

LARGIMI I LËVIT/ Trajneri tjetër gjerman del hapur: Nuk i them “jo” kombëtares

Lotar Mateus thotë se do ta konsideronte punën e Gjermanisë nëse merr një telefonatë nga Federata Gjermane e Futbollit.

“I takon DFB-së të marrë një vendim. Nëse në një moment kjo pyetje më vjen nga drejtuesit e federatës, natyrisht që do ta mendoja. Po të kthehemi në vitin 1984, Franc Bekenbauer fillimisht nuk dëshironte të ishte trajner, por si përfundim mori frenat, pjesërisht në përgjigje të një presioni të caktuar.

Nëse ndiej një presion të ngjashëm, dhe është pozitiv, do ta konsideroja këtë fakt dhe do të drejtoja me kënaqësi kombëtaren e vendit tim”, tha ish-lojtari me më shumë ndeshje te “Pancerat”. Kujtojmë që Jogi Lëv do të largohet nga kombëtarja pas Europianit.

Related posts

PAS FITORES NDAJ VERONA-S/ Trajneri Pioli: Ky ekip e di rrugën, këshillat e sotme nga Ibrahimovic…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Porto mposht Milan-in falë Diaz, Liverpool mposht Atletico-n me përmbysje

Delo.autor

E CILËSON VETEN SI SHQIPTARE/ Ylli i “Onlyfans”-it shkëlqen me fanellën e Realit të Madridit

F.autor

Leave a Comment