Bundesliga Futboll Sport

BOOM BOOM PIATEK/ Sulmuesi polak rikthehet tek goli pas 2 muajsh me fanellën e Hertha Berlin (VIDEO)

Krzysztof Piatek është rikthyer te goli me fanellën e Herthës së Berlinit pas 2 muajve shterpësi. Sulmuesi, që u bë i njohur në Itali për festimin e tij, po kalonte një periudhë krize, por ditën e sotme është zhbllokuar.

Në sfidën mes Herthës dhe Augsburg, Piatek ka shënuar golin e barazimit 1-1, pas një goditje me kokë. Pas golit, normalisht që patëm edhe festimin e famshëm “pum-pum”.

Piatek u bë i njohur edhe për eksperiencën e tij te Milan, ku e nisi në mënyrë fantastike, me tifozët që u dashuruan pas tij, por në fund aventura e tij te kuqezinjtë përfundoi shumë shpejt.

VIDEO

Related posts

MJEKËT SHMANGIN TRAGJEDINË/ Kupa e Afrikës, lojtari rrezikonte të vdiste në fushë (FOTO)

Delo.autor

“Vjedhje? Është turp të flitet për këtë, por kur jeni më i miri – iu pengon të gjithëve”

Sadik.Autor

Real Madrid mirëpret ofertën €50mln për të larguar Benzema

Q.Autor

Leave a Comment