Futboll Premier League Sport

FITORE E MERITUAR/ Humbje historike për Liverpool-in, Chelsea thyen “mallkimin” me Mount

Blutë kanë mundur 1-0 Liverpool-in në javën e 29-të falë një goli të Mason Mount në minutën e 42-të.

Pas shtatët vitesh, Chelsea është kthyer të fitojë një ndeshje të kampionatit në Anfield.

Për herë të parë në historinë 129-vjeçare të klubit, Liverpool ka pësuar pesë humbje radhazi në Anfield.

Tri pikë shumë të rëndësishme për londinezët që janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes me 47 pikë.

Vazhdon ecuria negative në kampionat e Liverpool-it, që tani mban vendin e shtatë në renditje, katër pikë larg zonës Champions League.

Protagonistët e tjerë të sfidës së luajtur në Anfield kanë qenë VAR dhe arbitri Atkinson.

I pari i ka anuluar një gol Werner-it në minutën e 24-t për një pozicion jashtë loje të dyshimtë, i dyti nuk e ka konsideruar penallti një prekje të topit me dorë në zonë nga Kante.

Related posts

LUAN SI MBROJTËS I DJATHTË/ Sylvinho gjen risinë e re në Argjentinë! Trajneri e përmend në konferencën për mediat

F.autor

PLAS TE NAPOLI/ Zyrtarizohet Bakajoko, por klubi përjashton sulmuesin

Delo.autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Neuer: Epoka Low? Ai është një njeri i madh dhe një trajner që…

Delo.autor

Leave a Comment