Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Portieri Berisha: Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi, duhet të…

Kapiteni i Kombëtare, doli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës, ku ndër të tjera foli për këtë përballje. Gardiani kuqezi vlerësoi maksimalisht kundërshtarët, teksa kërkoi përqendrim maksimal nga skuadra.

“Ne kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kalura. Duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë. Sidomos në ndeshjet jashtë Shqipërisë. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nesër duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë surprizë.

Trajneri na ka treguar që gabimet që kemi bërë në atë ndeshje kanë ndodhur për shkak të mos përqendrimi. Ishin gabime të evitueshme. Futëm veten në vështirë. Nesër është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi.

Morali do të jetë edhe më i madh, duke marrë parasysh që do të luajmë me ekipe të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi kualitet në ekip, por duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Do mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur.

Është një ndeshje e rëndësishme për ne, edhe kundërshtarin e njohim sepse kemi luajtur edhe më parë. Në ndeshjet që kemi luajtur në shtëpi kemi vendosur veten në vështirësi prej disa gabimesh. Por me siguri që ndeshja e nesërme do të jetë diçka tjetër sepse do të jetë me një fitore që ta nisim me këmbë të mbarë”, u shpreh Berisha.

Related posts

PLAS POLEMIKA NË BRAZIL/ Trajneri i kombëtares zyrtarizon listën, ja kush mbetet jashtë… (FOTO)

Delo.autor

“ASKUSH NUK ËSHTË SI…”/ Samuel Eto’o vendos “notat”, zgjedh trajnerin dhe futbollistin më të mirë

Delo.autor

FORMULA 1/ Pirelli prezanton gomat e reja: Garat do të jenë më spektakolare

Delo.autor

Leave a Comment