Futboll Sport

PLANI PËR CHAMPIONS-IN/ Nga Pogba te Grizman, zbardhet lista e Juves për merkaton

Klubi i Juventusit do të tentojë një revolucion total në merkaton e verës. Vlerësimi i sezonit aktual nuk do të mund të bëhet deri në përfundimin e Serisë A, por gjithçka tregon se të ardhurat për fushatën e blerjeve do të jenë të ulëta pas goditjes së marrë në Champions, objektivi kryesor i ekipit të Pirlos. Edhe në kampionat jo çdo gjë po shkon sipas planeve, ndaj sipas të përditshmes “Tuttosport” drejtuesit po pregatisin një plan në të cilin emri kryesor është ai Zhoao Feliksit.

Siç dihet, bardhezinjtë kërkojnë të ulin moshën mesatarë të organikës dhe portugezi do të ishte prurja ideal në sulm ku të vetmi lojtarë roli janë Morata e Ronaldo, ndërkohë që gjatë sezonit Dibala ka qëndruar më shumë në infermieri se sa në fushë. Sigurisht, që misioni nuk është i lehtë pas Feliks është vetëm në sezonin e dytë në Madrid, por pavarësisht nivelit të shfaqur deri më tani, Çolo Simeone vështirë se do të pranojë të privohet nga ylli premtues i ekipit.

DËSHIRA – Në listën e emrave të drejtorit Paratiçi ka edhe futbollistë si Ikardi, i cili po penalizohet nga konkurrenca e lartë në një ekip ku përveç Mbapesë dhe Nejmarit, është edhe Moise Keni që po shkëlqen. Argjentinasi do ta pranonte pa problem rikthimin në Itali, një vend ku edhe bashkëshortja/menaxhere Vanda Nara do ta pëlqente. Përveç, ish-kapitenit të Interit, te Juvja mbajnë nën vëzhgim edhe Iskon, i cili e ka të sigurt largimin në fund të sezonit nga Reali i Madridit ku përdoret me pikatore nga tekniku Zinedin Zidan. Përveç mesfushorit në fjalë, një tjetër emër që në Torino është gjithnjë në modë është ai i Pol Pogbasë. Edhe pse në Mançester e konsiderojnë ende një lider, francezi do të ishte mesfushori ideal për idenë taktike të Pirlos që ka kërkuar gjithashtu edhe Manuel Lokatelin e Sasuolos. Dembele dhe Grizman të Barcelonës janë dy emra të tjerë që pëlqehen shumë nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Nëse për të parin do të nevojitet një investim Masiv, disi më e lehtë duket pista “Grizu”. I vlerësuar për 120 milionë euro nga Atletikoja e Madridit, francezi vazhdon të mos bindë plotësisht, ndaj nuk është për t’u përjashtuar një shkëmbim i tij kokë më kokë më Paulo Dibalën.

Related posts

U akuzua për krizë në financa, presidenti i Milan tregon të vërtetën

Q.Autor

E BUJSHME/ Kombëtarja i dërgon ftesë mesfushorit të Bundesliga, lojtari refuzon të përfaqësojë Shqipërinë

Delo.autor

Trajneri i Al Jaziras zbulon planin: Ja si do e ndalim Realin

Q.Autor

Leave a Comment