Futboll Seria A Sport

“ITALIANI” ERIKSEN ËSHTË ASI PË “TITULLIN”/ Si ndryshoi jeta e futbollistit në Milano

Kristian Eriksen është promovuar në gjuhën italiane: të folur, të shkruar dhe, mbi të gjitha, të luajtur. Danezit, nxënës shembullor, i ka ndodhur më i fiksuari nga mësuesit mes bankave të “Appiano Gentile”-s: edhe pse është dashur diçka më shumë se koha e nevojshme, mesfushori ka mësuar leksionin e Antonio Kontes. E ka kapërdirë pak nga pak derisa e ka mësuar përmendësh. Kështu është “italianizuar” përfundimisht, në fushë dhe jashtë. Kundër Atalantës në minutat e fundit vendimtare e mbylli me shpirtin prej luftëtari dhe spastroi zonën nga një top i rrezikshëm në të 90-ën.

AFRIMI – Erikseni ka lulëzuar tani, në dimër, sepse më në fund ka treguar përshtatje me punën dhe jetën private. Pavarësisht nga vështirësitë e pandemisë, e fejuara Sabrina e pëlqen shumë Milanon: është një vend ndërkombëtar, i hapur dhe me shumë hapësirë jeshile ku mund të rriten dy bebe. Dhe kur nisi të kuptojë në 100% mësimet e Kontes, Kristiani përshtati talentin e tij. Fitoi siguri dhe minuta. Nëse në fillim të sezonit dukej i shpërqendruar, tashmë Kristiani bën thuajse gjithmonë veprimin e duhur. E nëse topin e kanë në zotërim kundërshtarët, merr pozicion: është tashmë “italian” edhe në mënyrën e mbulimit të fushës. Goditja e dënimit e shndërruar në gol kundër Milanit ishte vetëm shkëndija e parë e një bote të re, por pjesa më e mirë duhet të vinte. Dhe tani duket të ketë fituar përfundimisht vendin që dukej i Vidalit. Përtej problemeve të kilianit në menisk, ka kaluar partnerin në hierarki dhe do të ishte nisur titullar të dielën kundër Torinos. Edhe pse, përveçse i ka shtuar mundësinë si “regjisor” i tërhequr Brozoviçit, tashmë ka kthjelltësinë që i kërkohej ish-lojtarit të Barcelonës. Këtë merkato klubi u përpoq ta shesë sepse në ato momente nuk ishte funksional me futbollin intensiv të Kontes, i cili i akordonte vetëm pak minuta.

 

NË FAT – Sabrina Kvist Jensen, me profesion parukiere, është gjysma tjetër e Eriksenit: e ndrojtur dhe e rezervuar si partneri, ka një profil privat në “Instagram”. U largua nga Milanoja vetëm në ditët më të vështira të karantinës dhe vendosi të lindte në Danimarkë vajzën e dytë, e cila iu shtua të voglit Alfred, 2 vjeç. Eriksen pëlqen muzikën “pop” dhe “R&B”, nga Ed Shiran te Post Malon: së paku në muzikë, vështirë se do të bëhet italian.

Related posts

TOKA E TALENTEVE/ Publikohet lista, dy “prurje” të reja për përfaqësuesen e Kosovës (FOTO)

Isa.Autor

PAS AFRIMIT TË THEO HERNANDEZ/ Milan nxjerr një mbrojtës në shitje për…

Delo.autor

TË “ÇMENDUR” PAS YLLIT TË BARCELONËS/ Bajerni gati të ofrojë 100 milionë euro për mesfushorin 19-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment