Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KATAR 2022/ Kombëtarja mposht Andorrën falë golit të Lenjanit dhe sfidon Anglinë

Mjaftoi eurogoli i Lenjanit për t’i dhënë Shqipërisë 3 pikët e para në Grupin i kundër modestëve të Andorrës, që luftuan deri në fund dhe madje tentuan të ishin të rrezikshëm…

Ajo që duhet të ishte një autostradë u kthye në një malore, pasi u deshën të paktën 40 minuta që të shënohej goli i vetëm kuqezi, një goditje fluturimthi nga futbollisti i Grasshoper.

Në pjesën e parë, Shqipëria iu afrua golit edhe me Gjimshiti me kokë, ndërsa Manaj provoi në goditje dënimi.

Në 45′ e dyta, kuqezinjtë menaxhuan lojën dhe Andorra u mbrojt, duke provuar të ishte e rrezikshme vetëm me kundërsulme dhe ndonjë goditje standarte si këndoret.

Broja pati shansin për të çuar shifrat në 2-0, ashtu sikurse edhe Roshi dhe Bare. Por, në fund, 1-0 mjaftoi për 3 pikët e para.

Anglia fitoi thellë 5-0 ndaj San Marino, teksa Hungaria dhe Polonia u ndanë barazim 3-3. Shqipëria pas 3 ditësh do të presë Anglinë.

Related posts

MOTO GP/ Në heshtje i pari, Dovizioso: Ky pozicion ka rëndësi në fund të sezonit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT NË “AIR ALBANIA”/ Klubi i Partizanit me njoftim për tifozët, ja sa kushton një biletë…

Delo.autor

DHUNOI NJË GRUA/ Plas skandali në Angli, ylli i Mancheste Unitedit arrestohet

Delo.autor

Leave a Comment