Futboll Seria A Sport

“KJO ËSHTË E BUKUR E FUTBOLLIT”/ Mbrojtësi Helveg: Ky Milan është i ngjashëm me atë të titullit të 1999-ës

Tri pikë për të shpresuar dhe për të mos u dorëzuar. Me këtë mendim është larguar Milan-i nga Firence.

Kuqezinjtë janë gjashtë pikë larg Inter-it kryesues, por zikaltrit kanë një ndeshje më pak. Diferenca është e madhe, veçanërisht nëse Inter-i fiton ndeshjen e shtyrë kundër Sassuolo-s, por ekzistojnë disa precedentë që mbajnë gjallë shpresat e Djallit.

Këtë e ka konfirmuar ish-mbrojtësi Thomas Helveg në një intervistë të dhënë për Tuttosport:

“Nëse Inter-i dhe Milan-i do ta fitonin titullin, do të ishte një sinjal i rëndësishëm, një shkundje. Dy muaj më parë do të kisha thënë se Milan-i ishte skuadra favorite, tani jo”, ka thënë ish-lojtari i kuqezinjve dhe zikaltërve.

“Kuqezinjtë kanë patur disa probleme në periudhën e funditm ndërsa Inter-i po ecën me ritme të larta. Zikaltrit kanë një avantazh të konsiderueshëm. Gjithsesi, është argëtuese të shikosh dy milanezet që luftojnë për titullin”.

Helveg ka qenë pjesë e Milan-it që fitoi titullin me përmbysje kundër Lazio-s në sezonin 1998-99.

“Ky Milan i ngjan Milan-it tim. Kanë një grup të fortë. Ne kishim më shumë yje që mund të bënin diferencën. Sot besoj ka më pak kampionë, mjafton të lexosh emrat”.

“Megjithatë, grupi aktual mund ta mbajë gjallë shpresën dhe të krijojë mundësinë për të fituar. Edhe kjo është e bukura e futbollit”.

Related posts

E BUJSHME/ RONALDO i propozon Georginës MARTESËN: Vlera e UNAZËS është një ÇMENDURI…(FOTO) 

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Paraqitje e shkëlqyer në kampionat, Trashi dhe Solomon nderohen në Kuvajt (FOTO)

Delo.autor

ECURIA NË LIGË E KOMBEVE/ Kombëtarja humbi 1.1 milionë Euro, në rrezik edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment