Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Kosovë-Lituani. Rezultati 4-0

Do të startojë në orën 20:45, miqësorja mes Kosovës dhe Lituanisë. Një situatë aspak e qetë në kampin e “dardanëve”, teksa ditën e djeshme u përjashtua porteri Muriç, për arsye disiplinore, ndërkohë që Rrahmani është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Të dy trajnerët Bernard Shaland dhe Urbonas, kanë bërë publike formacionet zyrtare, se si do të rreshtohen skuadrat. Tekniku i Kosovës, i ka besuar portën Ujkanit dhe jo gardianit të Tiranës, Visar Bekaj. Sulmi i “dardanëve” duket tepër i frikshëm në letër, ku do të përbëhet nga Rashica, Zeneli dhe Muriqi.

Ndërkohë për sa i përket Lituanisë, skuadra mike ka në dispozicion edhe futbollistin e Kukësit, Baravikas, i cili do ta nisë ndeshjen nga stoli.

 

LIVE/ Kosovë – Lituani 4-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 79/ Kosova shënon golin e katërt falë Besar Halimi.

MINUTA 71/ Kosova thellon shifrat me golin e shënuar nga Arbër Zeneli.

MINUTA 63/ Kosova dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Vedat Muriqi.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 27/ Kosova kalon në avantazh me golin e shënuar nga Arber Zeneli.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

LARGIMI I SHALLAND/ Nga Zenga tek Roberto Carlos, shtohen kandidatët për stolin e Kosovës

Delo.autor

TIRANA PRANË BLERJES SË DYTË/ Bardheblutë gjejnë zëvendësuesin e Dokës në Maqedoni

Delo.autor

“ILIR DAJA MUND TË JETË TRANJER I PARTIZANIT”/ Olsi Rama: Do ulem dhe do flas me Demin për…

Delo.autor

Leave a Comment