Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 1-0

Teuta-Kukësi është një nga çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët vijnë në këtë takim në gjendje optimale. Vetëm një mungesë për trajnerin, i cili në ndryshim nga ndeshja ndaj Kastriotit, do të ketë në dispozicion kapitenin Arapi, mbrojtësin Todorovski dhe mesfushorin Aleksi, të cilët ishin të pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë, masë të cilën e shlyen ndaj krutanëve në kampionat.

Krasniqi rikthehet në sulm, kurse në mesfushë është përzgjedhur Asion Daja. Te Kukësi Eze është në sulm, i mbështetur nga Ibraimi dhe braziliani Leiria. Skuadra e Josws, po kalon sezonin më të dobët në historinë e tij në Kategorinë Superiore.

Verilindorët jemi mësuar t’i shikojmë si një skuadër solide dhe pretendente, duke mos e vënë asnjëherë në pikëpyetje pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sa kohë militojnë në elitën e futbollit shqiptar. Gjithsesi, mundësitë ekzistojnë që skuadra e Kukësit të sigurojë një biletë për në Kupat e Europës.

 

FT: TEUTA-KUKËSI 1-0

E.Vila 10′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ Eze provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Rast ideal për Kukësin, për të “vrarë” sfidën me Sebino Plakun, por sulmuesi nuk arrin të realizojë pas asistit të Bregut

87′ Lumë kartonash të verdhë, ndëshkohet edhe Taipi.

85′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha e lojës Kurdiç vendin e tij e merr Kuper.

83′ Kurdiç është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

80′ Bie disi rritmi i ndeshjes, Teuta mundohet të menaxhojë epërsinë.

79′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha e lojës Daja i dëmtuar, vendin e tij e zë Karabeci.

74′ Ndëshkohet edhe Todorovski me karton të verdhë.

73′ Kotobelli dhe Tsinstaxe ndëshkohen të dy njëkohësisht me kartonë të verdhë.

70′ Zëvendësim te Teuta, largohet Krasniqi, vendin e tij e merr Sebino Plakut.

65′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Leira, vendin e tij e merr Gashi.

57′ Pranë golit të barazimit Kukësi me Eze. Pas një harkimi nga këndi dhe daljes jo të mirë të portierit Frashëri, sulmuesi godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

44’ Rast i artë për Kukësin, më i miri i sfidës, me Eze, por Stivi Frashëri bën mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur dhe duke larguar rrezikun në këndorë.

40′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Asion Daja për ndërhyrje të gabuar.

33′ Pranë golit të barazimit Kukësi,  Baravikas e merr mjaft mirë topin, gjuan, por grushton Frashëri. Zgjohen verilindorët.

31′ Shans i artë për golin e dytë, Krasniqi merr topin, por gabon në momentin e fundit.

27′ Patrik Eze është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

25′ Minuta mjaft të mira për vendasit, të cilët shfaqen dominues, duke lënë shumë pak hapësira në prapavijë.

13′ Tjetër rast i rrezikshëm i Teutës me Dejvi Bregun, gjuajtja e tij me të majtën kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

10′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Emiljano Vila kalon në avantazh durrsakët. I ndodhur në vendin e duhur në momentin e duhur, mesfushori godet saktë me kokë pas harkimit të Todorovskit. Topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

5′ Rrezikshëm Teuta në këto minuta që provon me Dajën, por tentativa e tij ndalet nga Xhika dhe shkon në këndore.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana” .

Related posts

FORMULA 1/ Qeveria portugeze hap dyert për publikun, 27 mijë fansa për garën e Portimao

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi i Juventus refuzoi gjigandët e Premier League…

Delo.autor

TIPIK SHQIPTAR/ Granit XHAKA tregon anën njerëzore: Nuk e harroj JULIANIN që vuan nga…

Isa.Autor

Leave a Comment