Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Vllaznia. Rezultati 1-0

Do të startojë në orën 16:00, supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Brdariç, kanë shansin e artë për t’u shkëputur pas barazimit të Partizanit ndaj Apolonisë me rezultatin 1-1.

Në rast të një triumfi në sfidën e sotme ndaj durrsakëve, kuqeblutë do ta thellonin diferencën e pikëve nga kryeqytetasit e Ilir Dajës në +5 pikë. Aty pranë në klasifikim janë edhe durrsakët e Edi Martinit, të cilët momentalisht kanë 4 pikë më pak se Vllaznia. Në rast triumfi të Teutë, “djemtë e detit” do të ngjiteshin në vendin e dytë, me 1 pikë më pak se shkodranët. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë teksa nuk mungojnë surprizat.

 

LIVE: TEUTA-VLLAZNIA 1-0

Bregu 25′

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Krasniqi, vendin e tij e merr Xhekson.

89′ Daja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

88′ Tronditet traversa e Teutës e Frashërit. Ardit Hoxhaj lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por fati braktis futbollistin vlonjat. Pranë golit Vllaznia.

85′ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

83′ Da Silva dhe Imami janë 2 futbollistët që lenë fushën e lojës, në vend të tyre Cise dhe Elom Kojdo.

78′ Vllaznia provon herë pas here të rrezikojë portën e Teutës, por mungojnë rastet flagrante në katërkëndëshin e Frashërit.

71′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli, vendin e tij e merr Daja.

70′ 3 zëvendësime të menjëhershme te Vllaznia, largohet Kaleziç, Imeri dhe Jonuzi në fushë, Kalaja, Ardit Hoxhaj dhe Kruja.

67′ Provoj Imeri me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por asnjë rrezik për Frashërin.

63′ Minuta mjaft të mira për durrsakët që kërkojnë të shënojnë golin e sigurisë.

58′ Gruda shpërthen nga e djathta, por ndalet në momentet e fundit nga mbrojtësi Mevlan Adili.

56′ Provon edhe Kaleziç me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

54′ Vllaznia fiton goditjen e parë nga këndi në këtë pjesë të dytë. Harkon Imeri për Imamin, por mbrojtësi kryeqytetas nuk arrin të kthejë dot topin drejt portës.

48′ Zëvendësim te Teuta, Dejvi Bregu lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e merr Ildi Gruda.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Sulmuesi Da Silva është i ndëshkuari i katërt në këtë pjesë të parë.

40′ Tjetër karton i verdhë, kësaj here është Kuro i ndëshkuari për ndërhyrje të gabuar.

39′ Jonuzi provon me një goditje të rrezikshme nga distanca, topi devijohet në këndore.

35′ Vllaznia provon të reagojë duke shtyrë përpara, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Frashërit.

25′ GOOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Dejvi Bregu kalon në avantazh durrsakët me një supergol! Pas një zhvillimi të goditjes së këndit, topi ka shkuar te vlonjati, që me një gjuajtje të kaliburar brenda zonës, e ka çuar sferën në trekëndësh. 

24′ Pasim i gabuar i Adilit, Lorenco Vila provon të rrezikojë nga e djathta, duke u futur bukur në zonë dhe duke provuar një pas drejt zonës, por ndalet nga mbrojte në goditje nga këndi.

17′ Ardit Krymi është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë!

11′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Frashëri.

5′ Start i qetë me shkodranët që duken më kërkues, por ende nuk është regjistruar asnjë rast shënimi.

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

Të çmendur pas talentit të Serisë A, nis ankandi për sulmuesin “azzurr”

Sadik.Autor

PAS MESSIT/ Dëmtohet një tjetër sulmues i Barcelonës. Del jashtë fushës… (FOTO)

Delo.autor

111-VJETORI I INTERIT/ Presidenti i klubit “Zikaltër” mesazh: Të bazohemi tek respekti dhe bashkimi, për të qenë…

Delo.autor

Leave a Comment