Futboll Sport

MISTERI I VDEKJES SË LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Del vendimi i gjykatës, ja kush përfiton nga pasuria e Maradonës

Pesë fëmijët, të njohur ligjërisht nga Diego Armando Maradona, janë trashëgimtarët e vetëm të pasurive të ish-kampionit, i cili vdiq 25 nëntorin e kaluar. Ky ishte verdikti i dhënë nga një gjykatë argjentinase. Trashëgimtarët, sipas gjykatësit civil dhe komercial të La Plata, Luciana Tedesco del Rivero, janë Diego Junior, i lindur në Itali nga një marrëdhënie me Cristina Sinagra, Dalma dhe Giannina, të lindur nga martesa me Claudia Villafañe, Jana, vajza e Valeria Sabalain dhe Diego Fernando, djali 8-vjeçar i lindur nga marrëdhënia me Veronica Ojedan. Vendimi i gjykatës u postua në Instagram nga Ojeda.

Në mosmarrëveshje edhe avokati Morla

Sidoqoftë, sipas raportimeve të gazetës argjentinase “Dimensione Financiero”, deklarata e trashëgimtarëve mund të zgjerohet në rast se dikush paraqitet si djali i Maradonës, gjë që duhet të provohet në nivelin gjyqësor.

Me vendimin e sotëm, mbyllet një fazë e parë e çështjes dhe mund të fillojë shpërndarja e pasurisë së Maradonës, që është shkaku i mosmarrëveshjes midis fëmijëve të tij, por edhe me avokatin Matías Morla, i cili ishte administrator dhe avokat i ish-“yllit” të Napolit dhe ekipit kombëtar të Argjentinës.

Related posts

I VENDOS KUSHTE PGS-SË/ Mbape: Hiqni Serxho Ramosin, Mesi dhe Nejmari pa privilegje

Delo.autor

NUK SHKËLQEU TEK BARCELONA/ Kevin-Prince Boateng drejt Gjermanisë tek…

Delo.autor

Ofendime në kor kundër SHQIPTARËVE/ Shkëndija mposht Vardarin në derbi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment