Futboll Sport

BETEJA E “DJAJVE”/ Mançester Junajtid-Milan do të gjykohet nga arbitri i arrestuar për… prostitucion

UEFA ka shpallur emërimet e gjyqtarëve për ndeshjen e parë të turit të 1/8-ave të Ligës së Evropës. Mançester Junajtid-Milan, e planifikuar për nesër në 18:55, do të drejtohet nga slloveni Slavko Vinçiç, për të cilin do të jetë takimi i parë ndaj kuqezinjve. Asnjë precedent edhe me Junajtidin, teksa për 41-vjeçarin me profesion polic, do të jetë përvoja e 71-të në drejtimin e një ndeshjeje të vlefshme për kompeticionet UEFA.

Më 19 shkurt 2015, Vinçiç gjykoi një ndeshje të Ligës së Europës midis Guingamp të Francës dhe Dinamos së Kievit duke dhënë edhe dy kartonë të kuq të diskutueshëm për lojtarët e klubit ukrainas, ndërsa lojtarët francezë nuk u penalizuan për shkelje të ngjashme. Kjo ndikoi në rezultatin përfundimtar dhe Guingamp fitoi ndeshjen 2-1.

Episode të diskutueshme në fushë, por edhe jashtë saj për këtë arbitër. Më 28 maj 2020, gjatë një hetimi në lidhje me prostitucionin, ai u arrestua nga policia sllovene, ndërsa ishte në Bosnjë-Hercegovinë. Pozicioni i tij është ende nën shqyrtim dhe nuk ka një vendim pafajësie të formës së prerë.

Related posts

“NUK MUND TË NA NDËSHKONI”/ Klubet nuk i lirojnë lojtarët për Kupën e Afrikës, shfaqet një letër

Delo.autor

Ish-gjyqtari Sokol Jareci: Në futbollin shqiptar ka presione për favorizime, duhet futur VAR-i

Q.Autor

Gati dy vite, 74 ndeshje pa një penallti kundër Barcelonës në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment