Futboll Seria A Sport

NUK KANË FUND TELASHET STRAKOSHËN/ Gardiani i Kombëtares shqiptare mungon sërish në stërvitje dhe humbet sfidën ndaj…

Nuk kanë fund telashet për Thomas Strakoshën. Gardiani shqiptar ka humbur sfidën ndaj Juventusit. Ai u kthyer në fundjavë në stol, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte lënë për dy muaj jashtë fushave të lojës. Por me sa duket ai ka ndjerë përsëri shqetësime për shkak të ngarkesës fizike e kësisoj, në seancën e sotme stërvitore ka munguar.

Lajmi bëhet i ditur nga “Sportmediaset”, teksa mungesa e tij në stërvitje bën të sigurt mospraninë e tij në duelin ndaj Juves që praktikisht do të ndajë fatin e Lacios dhe objektivin për të cilën mund të luajë skuadra bardhekaltër.

Related posts

NUK DO T’I SHOHIM MË NË FUSHË/ Yjet që u larguan nga futbolli në vitin 2023

F.autor

KËRKON DY DHURATA PËR KRISHTLINDJE/ Dybala: Ëndrrat janë falas…

Delo.autor

E pazakontë në Holandë/ Tifozët miq u hedhin fëmijëve vendas… LODRA dhe ARUSHË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment