Futboll Seria A Sport

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK LAZIO/ Portieri Strakosha drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Thomas Strakosha po kalon një sezon shumë të vështirë te Lacio, teksa ka humbur vendin e titullarit, i cili tashmë mbahet nga Pepe Reina. Portieri shqiptar ka kaluar një dëmtim dhe infektimin me Koronavirus dhe kjo ka bërë që të humbasë vendin e titullarit në skuadrën bardhekaltër, ndonëse edhe portieri spanjoll, nuk po tregon ndonjë paraqitje të shkëlqyer.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se shqiptari mund të largohet nga “Olimpico”, teksa emri i tij është lidhur edhe me klubin e madh gjerman, Borusia Dortmund, për të cilët edhe lojtari ka shprehur dëshirën se dëshiron të luajë një ditë.

Megjithatë e ardhmja e Strakoshës mund të jetë në Premier Ligë. Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, gardiani kuqezi ndiqet edhe në Premier Ligë, nga skuadra e Uest Hamit. Drejtuesit e këtyre të fundit e pëlqejnë lojtarin dhe po përgatisin një ofertë për të, në mënyrë që ta marrin në skuadrën e tyre. Kujtojmë se Strakoshës i përfundon kontrata me Lacion në verën e vitit tjetër.

Related posts

Kalinic nuk bind drejtuesit e Milanit, kroati drejt Lokomotivës së Moskës

Sadik.Autor

ATA DUHET TË JENË TË FOKUSUAR”/ Trajneri i jep urdhër të rreptë ekipit, nuk u lejohet të kërkojnë për…

Delo.autor

RREZIKON EUROPA LEAGUE/ Napoli e pëson në fund, Parma fiton ndeshjen e penalltive

Delo.autor

Leave a Comment