Futboll Sport

PAS HIGUAIN DHE MAUTIDI/ David Beckham fokuson yllin e radhës. Nis kontaktet për…

Te Real Madrid mund të ketë revolucion në fund të sezonit edhe për të ulur shpenzime të ndryshme. Mes senatorëve mund të largohen Ramos dhe Marcelo.

Pikërisht braziliani pëlqehet shumë në MLS, aty ku ka tërhequr vëmendjen e David Beckham, pronarit të Inter Miami.

Shpesh viktimë e dëmtimit të muskujve, braziliani nuk është në formën e tij maksimale këtë sezon. Ai deri më tani ka mundur të luajë vetëm 10 ndeshje, e fundit ndaj Getafe më 9 shkurt.

Duke u mbështetur nga forma e mirë e Mendy, Real Madrid mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e brazilianit.

Sipas France Football, David Beckham po konsideron ta marrë Marcelon te Inter Miami. Pasi Higuain dhe Matuidi, Beckham ka në plan të marr të tjerë yje të Europës dhe të forcojë skuadrën e tij.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës arrin akordin me mesfushorin e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Paulo Dybala do të largohet nga Juventus në…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Werner: Kisha dyshime të transferohesha tek Chelsea pas asaj humbjeje

Delo.autor

Leave a Comment