Futboll Sport

PAS LARGIMIT TË TEKNIKUT LOW/ Gjermania hedh sytë tek trajneri i ri, ja kandidatët për pankinën e “pancerave”…

Me largimin e Joakim Lëv nga Gjermania, kanë nisur menjëherë të qarkullojnë emrat e kandidatëve për të marrë stolin e kombëtares pas përfundimit të Europianit.

Hansi Flik, Jurgen Klop dhe Julian Nagelsman janë disa prej emrave. Sigurisht që ai më i lakuari është emri i Flikut, trajnerit që në sezonin e kaluar fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut.

Edhe pse Flik e mohoi para disa javësh një kalim në kombëtare, tani me largimin e Lëv, zërat për një rikthim të tijin tek “pancerat” janë shtuar ndjeshëm.

Jurgen Klop, i cili po kalon një moment jo të mirë në Liverpul shihet gjithashtu si një pasardhës i mundshëm i Joakim Lëvit, në stolin e Gjermanisë.

Related posts

Tensione në kampin francez, Deschamps kritikon Dembelen

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Flamurtari. Rezultati 2-0

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME KAMZËN/Trajneri Prenga: Është si të mbjellësh grurë e të korrësh…

Delo.autor

Leave a Comment