Futboll Premier League Sport

RRËFEHET THOMAS TUCHEL/ Nga babai tek videot e Parma-s dhe Dinamos së Kievit

Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea-t, ka folur për dis aspekte të jetës së tij private në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit londinez.

“Shembulli im? Padyshim babai, që ka qenë trajneri im kur isha fëmijë dhe më ka përcjellë të gjithë pasionin e tij për këtë punë”, ka thënë Tuchel.

“Ka qenë trajneri im për shumë vite dhe më ka dhënë me të vërtetë shumë. Mësimet e tjera të rëndësishme i kam marrë te Stuttgart. Atje më kanë mësuar se nuk bëhet fjalë vetëm për talent dhe pasion, por për detaje dhe shumë punë”.

“Një person që më ka dhënë shumë ka qenë Hermann Badstuber, i ndarë nga jeta shumë shpejt, fatkeqësisht. Mund të them se për mua ka qenë si një baba i dytë”.

“Më pas është Ralf Rangnick: ishim në kategorinë e tretë, na bënte të shihnim videot e Parma-s dhe Dinamos së Kievit dhe na bënte të punonim si ata. Është një nga aspektet që kanë patur ndikim në karrierën time, diçka me të vërtetë revolucionare”.

“Më pas është Pep Guardiola. Ka mësuar se mund të fitosh dhe të luash mirë, se mund të fitosh gjithçka dhe të mbetesh i përulur. Jam me të vërtetë i lumtur që mund të përballem me Guardiola-n si kundërshtar”.

“Kam ndjesinë se ka gjithmonë diçka për të mësuar duke parë një ndeshje të një skuadre të tij”.

Related posts

REALI NË ANKTH/ Isco zbulon planet pas operacionit: Më pak topa, më shumë…

Isa.Autor

Sassuolo kërkon “befasinë” ndaj Romës, statistikat favorizojnë skuadrën e Di Francescos

Q.Autor

VIDEO/ Milan 1-0 Sampdoria. Supergol Bonaventura

Q.Autor

Leave a Comment