Futboll Sport

SUPER KOMPJUTERI BËN PARASHIKIMIN/ Ja kush është ekipi favorit për të fituar Champions League…

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampioneve ku u mësuan dhe ndeshjet çerekfinaliste, super kompjuteri “FiveThirtyEight “, i cili merret me parashikimin e fituesve te kompeticioneve sportive në bazë të statistikave të skuadrave, ka arritur në një rezultat mbi emrin e ekipit që është favorit për fitimin e Ligës së Kampioneve.

Sipas parashikimit të tij, skuadra favorite për fitimin e Championsit është skuadra angleze e Mançester Sitit me 36% të shanseve. Në vend të dytë renditet Çelsi me 17% dhe menjëherë pas saj vjen Bajerni me 16%. Ndërkohë Liverpuli dhe Real Madridi renditen në vendin e 4-të dhe 5-të me shans të barabartë fitimi prej 11%. PSG-ja ndodhet në vend të 6-të me 4% me shanse të barabarta me Borusian e Dortmundit ndërsa në vend të fundit renditet Porto me 1% të shansit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Related posts

E ÇUDITSHME NË RUMANI/ Skuadra harron lojtarin në stadium, shikoni momentin kur i ndjek me vrap (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Ronaldo e quan “ekip mediokër”, sa shumë dyshime për të ardhmen e CR7

Delo.autor

YLLI I “DARDANËVE” PROTAGONIST NË ANGLI/ Sulmuesi shqipar bën për “ujë të ftohtë” ish-ekipin e Ekuban (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment