Futboll Seria A Sport

TEK NAPOLI NUK KA QETËSI/ Trajneri Gatusso largon lojtarin nga stërvitja dhe e dërgon në shtëpi

Te Napoli nuk ka qetësi, teksa sikur të mos mjaftojnë rezultatet aspak të mira të skuadrës, tani edhe situata brenda në skuadër nuk është më e mira.

NMAPOLI GATUZO
Pas barazimit 3-3 ndaj Sasuolos, që la një shije të keqe te ambienti napolitan, skuadra iu kthye menjëherë stërvitjes, për t’u përgatitur për ndeshjen e ditës së diel, ndaj Bolonjës. Megjithatë trajneri Xhenaro Gatuzo nuk është shfaqur aspak i qetë në stërvitje, teksa ka larguar një lojtar nga stërvitja duke e dërguar në shtëpi.

Bëhet fjalë për Mario Ruin, i cili nuk ka lënë një shije të mirë te trajneri me stërvitjen dhe për këtë arsye është dërguar në shtëpi. Gatuzo e quante si mos impenjim në stërvitje atë që po bënte Rui dhe i kërkoi të largohej, raporton “La Gazzetta dello Sport”. Mbrojtësi nuk është aktivizuar në ndeshjet e fundit në kampionat, teksa në vendin e tij në të majtë të mbrojtjes, Gatuzo ka preferuar Ghulamin.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË TRAJNERI/ Sheikët zgjedhin “timonierin’” e Newcastle, një i panjohur për projektin shumëmilionësh

Delo.autor

OFERTË E ÇMENDUR NGA ARABIA/ Trajner i CR7 dhe 150 mln euro, Zidane merr vendimin+

F.autor

“SERIE A E HERSHME MË E MIRË”/ Canavaro: Sot në Premier ka lojtarë elitarë dhe trajnerë të mëdhenj, por…

Delo.autor

Leave a Comment