Basketball Sport Të tjera

NBA/ Lakers zhyten në merkato, gati 3 përforcime për të sfiduar Brooklyn

Skuadra e Lakers po mendon për të përorcuar skuadrën pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që të mbrojë titullin kampion fituar vjet. Pas përforcimeve që ka bërë së fundi Brooklyn Nets, skuadra kaliforniane po përpiqet të replikojë duke sjellë në Los Anxhelos 3 lojtarë.

Bëhet fjalë për Andre Drummond, që luan me Cleveland Cavaliers. Lojtari duket se do të divorcojë dhe është në krye të listës së përforcimeve të kalifornianëve. Një tjetër basketbollisti i Cleveland që mund të vijë të Lakers është JaVale McGee, ndërsa emri i tretë është Hassan Whiteside, që luan me Sacramento.

Afati i fundit i transferimeve të pranverës në NBA është 25 marsi.

Related posts

NUK ËSHTË DAKORD ME KRITIKAT NDAJ BAYERN/ Mesfushori Muller: Në fushë çdokush ka marrë atë që ka merituar

Delo.autor

IMPAKT I JASHTËZAKONSHËM/ Vetëm 3 minuta në lojë, Diogo Jota ndëshkon me kokë Arsenal-in (VIDEO)

Delo.autor

NUK FAL “JASHTËTOKËSORI”/ Messi realizon PERLËN me këmbën e tij të “dobët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment