Futboll Seria A Sport

VAZHDON KRISJA TEK NAPOLI/ Hysaj “mollë sherri” tek klubi, presidenti De Laurentiis i del përsëri kundër Gatussos

Disa ditë përpara ndeshjes me Sasuolon, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i kërkoi trajnerit Xhenaro Gatuzo mosaktivizimin e Elseid Hysajt si titullar meqë ky i fundit në verë do të largohet.

Por trajneri italian nuk e dëgjoi dhe hodhi si titullar përsëri shkodranin ndaj Sasuolos në fushën e lojës së bashku me mbrojtësin tjetër, Maksimoviç, për të cilin presidenti gjithashtu kërkoi të mos aktivizohej, pasi do të largohet në verë.

Ishte pikërisht Hysaj ai që shkaktoi penalltinë tek goli i parë i Sasuolos  dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, De Laurentis është shfaqur i mërzitur me Gatuzon, që nuk ia dëgjoi fjalën.

Related posts

(FOTO) Përfundimi i sezonit të parë, ja golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Premierligë

Q.Autor

BAJRAMI PO SHKËLQEN ME EMPOLIN/ Si Juventus e humbi fantazistin “kuqezi” në 2019-ën për… 1 milionë euro

Delo.autor

E PAPRITUR/ Pedrosa i jep fund karrierës, tërhiqet nga Moto Gp!

Isa.Autor

Leave a Comment