Futboll Sport

ANALIZON PLANIN PËR “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ “Gazzetta dello Sport” rreshton faktet, pse Superliga ka vdekur pa lindur akoma…

Shumica kanë dalë kundër 12 klubeve, që kanë dhënë dakordësinë për Superligën Europiane. Edhe krerë shtetesh, jo më UEFA, FIFA e të tjerë. Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” analizon se përse ky projekt shkakton tërmet në futboll dhe sipas saj nuk do të gjejë zbatim:

Kampionatet aktuale kombëtare nuk janë në diskutim. Lufta e të pasurve në futboll është një skenë, që nuk pranon vendime impulsive. Për më tepër, shfaqja muskulore e pagëzimit të njoftuar të Superligës Europiane, në të vërtetë mund të fshehë një përpjekje për të negociuar, në praktikë, duke kërkuar më shumë para, me UEFA-n në një pozicion të fortë. Duket si një lojë pokeri, por për këtë arsye nuk mund të mendohet se kaosi do të shpërthejë shpejt, në turnetë në zhvillim.

Në çdo rast, federatat kombëtare të futbollit do të veprojnë së bashku me UEFA dhe FIFA. Për këtë arsye, ekzekutivi aktual i UEFA-s do të japë indikacionin e parë politik mbi sjelljen që do të ndiqet me vendet individuale. Për më tepër, pasojat e operacionit të nisur (apo të kërcënuar) janë aq shkatërruese, sa vetëm skenari italian përfaqëson vetëm një pjesë të një konteksti global, një lloj “amerikanizimi” të futbollit me ndjekjen e modelit të NBA, plotësisht larg historisë dhe traditave të Europës. Prandaj, linja e kundërshtimit do të jetë europiane dhe globale.

Ky është i njëjti ligjërim që po fiton terren në mesin e futbollistëve. Një vendim nga FIFPro, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, pritet në orët e ardhshme. Rreziku është që lojtarët të “shtypen” në përplasje, me një grup të “zgjedhur”, të cilët me sa duket do të fitojnë më shumë, dhe pjesa tjetër do të detyrohet të ulë të gjitha përfitimet. Pa harruar një skenar të mundshëm, në të cilin ylli i Manchester City ose Juventusit, fjala vjen, duke luajtur në “Champions-in miliarder”, do të rrezikonte të përjashtohej nga Kupa e Botës dhe Kampionatet Europiane”.

Related posts

Mesfushori belg po kërkon me ngulm largimin nga Chelsea

Sadik.Autor

NUK I KURSEN GOLAT NË KAMPIONATIN FINLANDEZ/ Sulmuesi i Shqipërisë mesazh Rejas për ndeshjet e nëntorit

Delo.autor

​Mohamed Salah është objektivi numër një i Real Madridin për afatin kalimtar të verës

Sadik.Autor

Leave a Comment