Futboll Sport

EMOCIONUESE/ Vizitë speciale në seancën stërvitore, tifozët e Dinamos surprizojnë skuadrën (VIDEO)

Skuadra e Dinamos, është surprizuar ditën e sotme nga një vizitë e tifozëve të saj, “Blue Boys”, gjatë stërvitjes që ekipi po zhvillonte në mesditë në kompleksin e “Arbanës”.

Lajmin e ka bërë vet të ditur klubi i Dinamos, ku në profilin zyrtar në “Facebook” ka shpërndarë dhe një video ku shfaqen tifozët dinamovit teksa brohorasin për ekipin e tyre. “Blue Boys” kanë folur dhe me lojtarët e ekipit duke ju premtuar mbështetje maksimale deri në fund të sezonit, teksa dhe lojtarët u kanë premtuar se do ta kthejnë Dinamon aty ku e ka vendin.

Aktualisht Dinamo ndodhen në vendin e 3-të ne Grupin A të Kategorisë së Parë në kuotën e 32 pikëve, ku para ka Korabin në kuotën e 33 pikëve dhe kampionatin e kryeson Burreli në kuotën e 34 pikëve.

POSTIMI I DINAMOS

Vizitë surprizë e grupit Blue Boys në seancën përgatitore të ekipit.
Ditën e sotme gjatë seancës së radhës stërvitore të skuadrës, një pjesë e grupimit të tifozëve Dinamovitë u shfaq në kompleksin e Arbanës.
Kjo vizite ishte si një ogur i mbarë në prag të fillimit të fazës së tretë të kampionatit.
Pas një bisede të shkurtër në përfundim të stërvitjes, tifozët shprehen mbështetjen maksimale për ekipin, ndërsa nga ana e futbollistëve blu nuk mungoi premtimi se do të luftojnë fort deri në fund për rikthimin e skuadrës aty ku i takon këtij emri të madh!
Të bashkuar do ia dalim,

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester City mposht me “MANITA” Southampton dhe vazhdon i qetë në krye

Delo.autor

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ BELGJIKËS/ Jorginho: “Topin e Artë” nuk e dua. Ju shpjegoj si ndalet De Bruyne

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City i gatshëm të ofrojë super yllin për shërbimet e Leao

F.autor

Leave a Comment