Futboll Sport

NGA KUPA E LBERTADORES TEK BURGU PËR TRAFIK DROGE/ Mefushori Viafara: Dikur luaja me Messi-n, tani…

Jhon Viafara, datëlindja 1978, është tërhequr nga futbolli në 2015-ën pas një karriere të rëndësishme.

Në 2004-ën ka qenë protagonist në Kupën Libertadores të fituar nga Once Caldas dhe më pas ka luajtur në Premier League me fanellat e Southampton dhe Portsmouth, dhe në La Liga me Real Sociedad, përveçse ka zbritur në fushë 35 herë me fanellën e Kolumbisë.

Dhe tani, siç ka bërë të ditur The Sun, është dënuar me 11 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Ka qenë një gjykatë e Teksasit që e ka shpallur fajtor pasi vitin e kaluar Viafara është ekstraduar në SHBA me kërkesë të  qeverisë amerikane.

Mbi të rëndonte akuza e importimit të kokainë në vend, nëpërmjet barkave dhe aeroplanëve për turizëm. Një biznes i bazuar në Medellin dhe që i ka rrënjët deri në Meksikë. Viafara njihej brenda organizatës kriminale si “El Futbolista”. Por edhe kjo famë nuk i ka shërbyer për të shmangur një dënim shembullor dhe ekstradimin.

Kur në fillimin e 2020-ës është shoqëruar nga autoritetet kolumbiane në avionin që do ta çonte në Teksas, Viafara ka deklaruar:

“Ndaja dhomën e zhveshjes me Messi-n, tani jam në të njëjtën dhomë me njerëz që në vendin tim ka bërë luftë”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Villarreal. Rezultati 2-1

Delo.autor

“BOMBË” COVID-I TEK SKUADRA E NJOHUR/ Infektohen 20 lojtarë

Delo.autor

Tre skenarët që mund të shpëtojnë Ronaldon nga burgu

Sadik.Autor

Leave a Comment